
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
Këto deklarata i ka bërë në konferencën për media me guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds.
“Më lejoni të shpreh falënderimet për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar”, ka thënë ajo.
Osmani, në konferencë për media pas takimit me guvernaatoren Kim Reynolds, ka thënë se aleanca e Kosovës me ShBA-të është ekzistenciale.
Ajo shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes me shtetin e Iowa-s për bashkëpunim me Kosovën do të thellojë miqësinë mes dy vendeve.