Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vizita e djalit të tij në Graçanicë, deklarohet Vuçiq

Gazeta10
28 June 2023 - 13:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për vizitën e të birit të tij Danilos që ka bërë në Graçanicë sot për “Vidovdan”, i cili kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.

Vuçiq ka thënë se ashtu siç shkruan në bluzën e Danilos, mendojnë “të gjithë Vuçiqët”.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende aty poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht siç sillen me të gjithë serbët. T’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq raporton “Novosti”.

Danilo Vuçiq është parë në Graçanicë duke u përshëndetur me qytetarë, ndërsa kishte në maicë mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.