
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dekalruar se duhet të jetë shqetësim letra e tetë senatorëve amerikanë që iu drejtua presidentit amerikan, Joe Biden, për të shprehur shqetësimin e tyre për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ambasadori Hovenier në Rubikon të Klan Kosovës, deklaroi se shqetësim kanë edhe për faktin që deri tani Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë për bazë kërkesat e ShBA-së për shtensionimin e situatës në veri, transmeton Klan Kosova.
“Letra do të duhej të jetë shkak për shqetësim për të gjithë ne dhe mendoj se i pasqyron jo vetëm pikëpamjet e senatorëve, por edhe të një numri të zyrtarëve amerikanë, përfshirë edhe brenda administratës së Biden-it. Jemi të shqetësuar. Jemi partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë”, ka thënë Hovenier.