
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, sot iu kushtua mundësisë së zgjedhjeve në Kosovë.
Sondazhi i hapur në kanalin youtube dhe viber, ishte se “a duhet të shkojmë në zgjedhje?”. 51% e qytetetarëve në youtube votuan pro shkuarjes në zgjedhje ndërsa 49% prej tyre votuan kundër.
Shumë nga telefonatat në emision op ashtu votuan pro zgjedhjeve. 77% e tyre votuan pro zgjedhjeve dhe 33% kundër.
Vetëm një muaj më parë sondazh i njëjtë i bërë në emisionin e mëngjesit, rezultati ishte më ndryshe. Vetëm 36% e qytetarëve votuan për zgjedhjet në Kosovë, ndrysa 64% kundër. Ndërsa nga telefontat 42.5% votuan për mbajtjen e zgjedhjeve dhe 57.5% kundër tyre.