Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG arrin marrëveshje me Luis Enriquen

Gazeta10
30 June 2023 - 10:41

Paris Saint-Germain më në fund ka arritur marrëveshje me Luis Enriquen që të bëhet trajneri i tyre i ri.

Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano – trajneri spanjoll i ka thënë ‘Po’ ofertës së klubit francez.

Ai do të nënshkruajë kontratën në orët në vijim, për t’u konfirmuar më pas zyrtarisht si trajner i PSG-së.

Ai do të zëvendësojë Christophe Galtier, që nuk ia doli të përmbushte synimet në Ligën e Kampionëve, edhe pse mbrojti titullin në Ligue 1.

Në anën tjetër, Enrique do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.