
Që nga mëngjesi në të gjitha pikat kufitare serbe që lidhen me Kosovën janë vendosur afishe ku thuhet se marrëveshja për qarkullim me dokumente të Republikës së Kosovës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë dhe kjo bëhet vetëm për arsye praktike, transmeton Gazeta10.
Sipas njoftimit kjo marrëveshje është për hir të lirisë së lëvizjes dhe se kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.
Afishet janë postuar një ditë para fillimit të aplikimit të ujdisë janë shkruar në serbisht dhe anglisht./Gazeta10
