
Në kuadër të dokumentarit “Reporterët e luftës” që do të shfaqet në Politiko, Gazetari Arben Ahmeti ka folur për bërjen gazetari në kohën e luftës në Kosovë,
Ai në Politiko i ka quajtur rrethana të jashtëzakonshme raportimet e gazetarëve aso kohe, teksa thotë se në vitet e 90—ta është bërë gazetari që për qëllim ka pasur çlirimin e vendit, transmeton Gazeta10.
Ai ka përmendur edhe investimet e mëdha ndërkombëtare që aso kohe u bënë për gazetarët në Kosovë.
“Gazetaria është mision. Në gjithë historinë e gazetarisë ne e kemi përpjekjen e grupeve të caktuara të interesit, duke provuar me marrë lirinë, me kontrollu lirinë. Liria e parë që cenohet, është e medias. Misioni i medias është ta mbrojë lirinë e përgjithshme. Mbi ktë pikë mbetet mision.”, u shpreh Ahmeti në Politiko./Gazeta10