Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ish-ambasadori për SHBA-në: Mosmirënjohja nuk është cilësi e shqiptarit

Gazeta10
04 July 2023 - 17:55

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka folur lidhur me përkeqësimin e raporteve mes Kosovës e SHBA-së, shkruan Gazeta10.

Spahiu ka thënë në “Info10”, se ka një ftohje në mes kësaj aleance por që ka duhet punuar shumë për t’i mbajtur këto raporte.

“Ka disa lloj probleme. Njëfarë lloj ftohjeje. Por, mendoj që ka hapësirë dhe duhet shkuar më tej, sepse motoja e të gjitha qeverive në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, ka qenë miqësi e përhershme me SHBA-në.”, tha ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i dëgjoj me shumë kujdes këshillat e SHBA-së dhe mos ta paraqesë vetën si mosmirënjohëse, sepse kjo nuk është cilësi e shqiptarëve.

“Duhet të kemi shumë kujdes që t’i marrim më shumë seriozitet këshillat që marrim nga partneri ynë. Të mos krijojmë përshtypjen që ne jemi kryeneç e se ne jemi mosmirënjohës, sepse mosmirënjohja nuk është në cilësi e shqiptarit, sidomos kur kemi të bëjmë më një partner që ka bërë aq shumë për pavarësinë dhe lirin e Kosovës. Ka pasur disa mos pajtime, që kanë nxjerr këto marrëdhënie nga binarët normal.’’, tha ai.

Ai ka thënë se ka hapësirë për t’u përmirësuar këto marrëdhënie dhe që duhet punuar shumë për të ruajtur kjo lidhje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.