Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Ndarja nga Shqipëria ka krijuar paragjykime e rivalitete, po shpërfaqen edhe sot

Gazeta10
06 July 2023 - 23:46

Në emisionin “Prime Time”, me gazetarin, Naim Sadiku, në Kanal 10, profesori universitar, Milazim Krasniqi duke komentuar raportet mes Kurtit dhe Ramës ka thënë se ka nevojë shumë të madhe që raportet ndermjet Kosovës dhe Shqipërisë të shikohen në një dritë të vërtetë shkencore sepse siç tha ai ne kemi histori të gjatë por po të shikohet historikisht ndarja e gjatë ka kriju paragjykime, keqkuptime, rivalitete dhe nevojën që të rishikohen këto raporte.

Ai ka permendur disa raste kur kemi pasur mospajtime djhe probleme siç ka thënë ai serioze me Shqipërinë siç është rasti i Ramiz Alisë i cili kishte shtruar dilemën serioze a ja vlen me e përkrahë pavarësinë e Kosovës sepse siç ka thënë ai kjo mund të këtë impakt në arenën ndërkombëtare.

Tutje ai ka permendur edhe mospajtimet mes ish presidentit Thaçi dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Duke komentuar mospajtimet mes Kurtit dhe Ramës, Krasniqi tha se të dy janë me prirje egocentrike, me prirje për protagonizëm për të qenë të këndshëm para publikut dhe kjo ka krijuar rivalitet mes tyre, dhe ky rivalitet është shumë i dëmshëm. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.