
Avokati Besnik Berisha – sonte në emisionin debatues “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se nuk pajtohet me dorëheqjen e Samedin Mehmetit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Nuk pajtohem me dorëheqjen, sepse nëse dorëhiqet drejtori i policisë për faktin që ka ndodhë një krim i kësaj natyre, për faktin që nuk ka qenë asnjë polic i involvuar, për bindjen time, do të krijohej precedent që kurdo që vritet dikush drejtori të japë dorëheqje”, ka thënë ai.
Më tej, Berisha ka thënë se ai, prokurori, e gjyqtari do të duhej të dorëhiqeshin nëse viktimat, do të viktimizoheshin për të dytën herë./Gazeta10