Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku për mosekzekutimin e pagave: Akt i shëmtuar politik 

Gazeta10
31 August 2022 - 21:23

Lumir Abdixhiku – Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas vendimit për mosekzekutimin e pagave për mësimëdhënësit. 

Abdixhiku e ka quajtur shantazh jodemokratik, e akt të shëmtuar politik të Qeverisë Kurti, raporton Gazeta10. 

“Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, ka shkruar ai. 

I pari i LDK-së, ka ftuar Qeverinë të dialogojë me sindikalistët, në vend se të sillet me arrogancë. 

“Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, ka thënë ai. 

Përmes një konference për medie, sot është deklaruar Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave në sektorin publik./Gazeta10    

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.