Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Anulohet nata e parë e festivalit “BeerFest Kosova”, shkak reshjet e shiut 

Gazeta10
07 July 2023 - 23:53

Sot ishte planifikuar që të mbahet nata e parë e festivalit “BeerFest Kosova”, por kjo u pamundësua nga reshjet e shiut dhe eventi i sontëm u anulua.

Kështu thuhet në njoftimin e “BeerFest Kosovës” të postuar në Instagram.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, me keqardhje ju njoftojmë se eventi i sonte BeerFest është anuluar. Siguria dhe kënaqësia juaj janë prioritetet tona kryesore dhe ne duam të sigurojmë përvojën më të mirë për të gjithë”- thuhet në njoftimin e “BeerFest Kosova.

Por, në njoftim bëhet e ditur se programi që ishte paraparë të zhvillohet sonte do të zhvendoset në datën 11 korrik.

“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar dhe vlerësojmë mirëkuptimin tuaj. Shihemi nesër për një natë epike me muzikë, vibe të mrekullueshme dhe kujtime të paharrueshme!”- thuhet ndër tjera.

Kujtojmë se në këtë festival pritet që të performojnë artistë të njohur vendor. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.