Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis reciprociteti për dokumentet

Gazeta10
01 September 2022 - 0:14

Sonte në mesnatë ka filluar zbatimi i reciprocitetit për letërnjoftimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve javën e kaluar.

Tanimë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ata të Serbisë nuk do të kenë nevojë për dokumente për hyrje-dalje, raporton Gazeta10. 

Gazetarja Arta Mustafa nga Kanal10, ka qëndruar në pikën kufitare në Merdare për të raportuar drejtpërdrejt rreth zhvillimeve të fundit dhe hyrjes në fuqi të zbatimit të këtij vendimi dhe atij për targat, nga qytetarët shqiptarë dhe serbë. 

Ajo në Prime Time ka thënë se e gjithë situata në pikë kalimin në Merdare është duke u monitoruar edhe nga policia e Kosovës dhe nga KFOR-i.

Në po të njëjtën datë më 1 shtator ka filluar së zbatuari edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve.

Marrëveshja për dokumentet e identifikimit mes Kosovës e Serbisë, u kumtua përmes rrjeteve sociale më 27 gusht të këtij viti.

Siç, thuhet, Serbia ka pranuar këtë marrëveshje me kushtin që në vendkalimet kufitare të vendoset një tabelë, ku thuhet se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./Gazeta10   

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.