
Pesha politike e shefës së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës në Vetëvendosje me atë të Adem Grabovcit që dikur ishte shef i deputetëve të PDK-së, ka përplasur analistët të martën në Politiko.
Për Nexhmedin Spahiun në publikimi i audio-incizimeve do të kishte peshë tjetër nëse në dialog do të dëgjohej ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e jo Kusari-Lila që sipas tij nuk është “tamam” Vetëvendosje.
“Profili politik i Mimoza Kusarit është një profil që ka bashkëpunuar me të gjitha partitë. S’po më duket e çuditshme. Me qenë Mimoza që e pyet për gjithçka shefin, s’i kish ndërru 5 shefa. Ndryshe kish me qenë nëse në këtë përgjim kish me qenë Xhelal Sveçla. Kusari-Lila nuk është tamam VV.”, u shpreh Spahiu i cili u kundërshtua menjëherë nga Çollaku i cili këtë deklaratë e quajti “hajgare”.
“Hajgare është kjo. Edhe Adem Grabovci su kanë Hashim Thaçi por ka qenë në PDK, i ka zbatu planet e tij.”, tha shkurt Çollaku.
Më poshtë momenti i plotë/Gazeta10