Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti për audio-incizimet Kusari-Simiq: Kaq për këta hipokritë e mashtrues

Gazeta10
11 July 2023 - 23:21

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se ajo kishte folur pesë herë Milan Radojiçiqin, i cili gjendet në listën e zezë të ShBA-së.

Hoti ka thënë se Kusari-Lila nuk ka mundur të flasë pesë herë me Radojiçiqin pa lejen e shefit të saj, duke aluduar për kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka kërkuar dorëheqje e largim nga politika.

“Pesë herë kanë biseduar me një të akuzuar nga organet tona të drejtësisë që ka urdhër-arrest, e që është edhe në listë të zezë të amerikanëve, për tu kordinuar për: energjinë në veri, votimin e ligjeve, emërimet në Gjykatën Kushtetuese e koordinime të tjera. Kaq për këta hipokritë e mashtrues.

Të jemi të qartë: Ajo nuk ka mundur të flasë pesë herë me atë person pa lejen e shefit të saj. Ka mundur të flasë një herë, por jo pesë herë. Dorëheqje e largim nga politika. Për përgjegjësi të tjera flasin organet kompetente”, ka shkruar Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.