
Dardan Krasniqi, aktivist i VV-së dhe kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në emisionin “Prime Time” në një lidhje direkte ka reaguar ndaj audio-incizimeve të publikara në mes të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe Sllavko Simiqit e Listës Serbe.
Por një përplasje ka ndodhur më mes deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu dhe aktivist i VV-së Dardan Krasniqi, ku Krasniqi ka thënë se ndaj me të njejtën ndjesi me të si veterantë po jo si PDK më vjen turp të identifikohet ashtu që kjo parti e ka sjell vendin deri këtu.
“ Unë ndaj të njejtën ndjesi si veteran i luftës më Bekim Haxhiun por jo edhe si PDK pasi që më më vjen turp që identifikohet ashtu sepse ajo parti e ka sjell vendin deri këtu dhe se baza pas shpajlles së pavarsisë themelet e kanë nis keq, e kanë nis keq pikërisht fatëkeqësisht me dhimbje shokë tonë të luftës që janë kyq në politik pra. Unë do të jemë i gatëshmë për kreët e UҪK-së që janë në Hagë të shes edhe pasurin, por kta PDK-ja që janë klanë mafioz kta njerin e shohin ne postin e votës edhe politikës kurr nuk janë solidarizu me veteranë”, ka thënë Krasniqi.
Haxhi gjithashtu nuk e ka lejuar që të flasë si dhe të shpif për Partine Demokratike të Kosovës dhe se që këto që sapo foli ai e ka cilësuar si matrapez asgje më shumë.
“ Nuk të lejoj të shpifës për PDK se është një parti mafiozav edhe se këtu nuk është se jena tu fol për Partin Demokratike të Kosovës por jena tu fol për video-incizimet e Mimozes që qysh po me njeh mu e veteranët po ti je matrapas asgjë më shumë kaq kupton ti”, ka thënë Haxhiu.