
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në një konferencë për media ka folur për reagimin e bërë për përplasjes e sotme në Kuvend, ku fillimisht hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti e pastaj u përplasë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Është pak e rëndësishme a do të më godasin apo do të më vrasin sepse ka me qëndru i fort qysh ka qëndruar familja ime në kohen ma të vështirë në kohën e okupimit serb, ka me qëndru i fort sepse me krenari e kemi mbrojt çdo pllamë të tokë së Kosovës, kemi qëndru të fort edhe të qëndërushme me çdo aksion politik dhe demokratik edhe pse mundohen të na ndalin fjalën e lirë dhe protesen demokratike ata kurr nuk munden me na ndal, se dëshmoret e popullit janë sakrifiku për këtë liri”, ka thënë ai
Ai gjithashtu ka thënë se kjo qeveri ”Zdravo” është një qeveri në interes të Serbisë dhe Rusisë dhe për këtë ka reaguar ai.
Po ashtu Lushtaku ka treguar se si është sulumar nga antarët e LVV-së ndërsa ajo se çfarë ka bërë ai ka qenë i natyrshëm.
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministres Albulena Haxhiu dhe ministrit Hekuran Murati.
Kjo sipas tij, për sjelljet e tyre të dhunshme, ndaj tij dhe kolegëve të tij deputetë të PDK-së, në ambientet e kuvendit gjatë seances.