Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Reagon LDK-ja: Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese

Gazeta10
13 July 2023 - 14:44

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar përleshjen mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pozitës gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Në reagimin e tyre ata i kanë cilësuar si pamje të shëmtuara dhe ditën e sotme e kanë cilësuar si një ndër ditët më të rënda në historinë parlamentare të Kosovës.

LDK-ja ndër tjera thotë se instaluesit e dhunës, duke aluduar në deputetët e LVV-së, nuk kanë të drejtë të moralizojnë sot.

“Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot.Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj.LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj”, thuhet ndër tjera. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.