
Qeveria e Kosovës ia ka ndalur pagat të gjitha komunave që nuk i qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, duke përfshirë këtu edhe kryetarët e komunave, raporton Gazeta10.
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në disa thirrje me kryetarët e komunave e me udhëheqësit/et e drejtorive të arsimit, është konfirmuar se Ministria e Financave i ka ndalur pagat për grevistët.
Në greva janë punëtorët e arsimit si dhe të shërbimit civil, teksa kjo grevë ka qenë e paralajmëruar që prej kohësh me kërkesën e tyre për rritjen të pagës.
Në intervistim e sipër, drejtuesi i emisionit, Arben Ahmeti, me pak të qeshur, pyeste kryetarët e komunave se a i janë ndalur pagat edhe atyre, teksa të njejtit të intervistuar e konfirmonin po ashtu me pak të qeshur se pagat e tyre janë ndalur.
Pjesë e emisionit të sotëm që kanë folur për këtë temë kanë qenë, drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kryetari i Pejës, Gazmend Muaxheri, krytari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtues të tjerë.
Kujtojmë së Ministria e Financave po ua ndalon pagat grevistëve të arsimit dhe shërbimit civil teksa ky veprim ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile. / Gazeta10.