Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti i la jashtë pagës minimale, veteranët paralajmërojnë masa kundër Qeverisë

Gazeta10
13 July 2023 - 21:38

Pas shtensionimit të situatës Kuvendi i Kosovës ka miratur Ligjin mbi Pagën Minimale, duke mos përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së.

Për këtë ka reaguar Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL-UÇK-së.

Ai ka thënë se do të takohen organet drejtuese dhe do të ndërmarrin masa.

”Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.