Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen” – Daut Haradinaj thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë

Gazeta10
15 July 2023 - 14:27

Pas thirrjes së protestës së sotme nga shoqëria civile, me mbështetjen e Shoqatave të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një adresimi në rrjetin social Tik Tok ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme pa dallim partie.

Daut Haradinaj ka thënë se protesta është mjet demokratik dhe mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral i secilit.

“Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtarë ( veteran) nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

 “Bashkë me shumë miq do të jemi prezent në shesh në ora 18:00”, ka shkruar ai, teksa ka ftuar të gjithë për pjesëmarrje në protestë. /Gazeta10/

@daut.haradinaj.official Shihemi në ora 18:00, te sheshi 'Skenderbeu'. #kosova #🇦🇱🇽🇰 #haradinaj #dautharadinaj #fyp #ushtriaçlirimtareekosoves #uçk ♬ original sound – Daut.haradinaj

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.