
Gjatë protestës së sotme të Veteranëve ka folur edhe kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili tha se Shoqata e Veteranëve janë në gjendje të mjerueshme.
Sipas tij duhet të bëhen protesta edhe më të mëdha se kjo sot.
“Kjo protestë është e vogël duhet të bëjmë të tjera më të mëdha, sot duhet me kajtë e me thonë amoni ju koftë ndihmonik veteranëve se janë në gjendje të mjerueshmë, i madh e i vogël duhet me lexu e me kqyr qa po na bojnë pushteti, kqyrne jetën tonë e kqyrne jetën e tynve”, tha ai gjatë protestës.
Ai gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Kurti për mashtrim.
“O ju që po udhëheqni, ku jeni për këtë popull”, edhe diçka me ju thanë, ruajuni se nuk e dini çka është liria, ju dini vec me na rrejt”, tha ai./Gazeta10