
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se kanë vendosur që të zhvillojnë një cikël diskutimesh për situatën aktuale politike në vend me ekspertë të fushave, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave.
Sipas njoftimit të tyre, ky takim do të mbahet nesër në ndërtesën e Kuvendit nga ora 12:00, shkruan Gazeta10.
“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave. Kësaj here, do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, këtë të enjte, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se disa ditë më parë edhe LDK-ja zhvilloi takim me gazetarë e drejtues të mediave lidhur me situatën politike në vend./Gazeta10