
Gjatë ditës së sotme, skuadra e SC Gjilanit pret skuadrën nga Luksemburgu, Progres Niederkornin.
Në ndeshjen që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, Gjilani kërkon kualifikimin tutje në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e parë të luajtur në Luksemburg, Gjilani barazoi 2-2, me Arbnor Ramadanin që dy herë u tregua i saktë nga pika e penaltisë.
Kjo është hera e tretë që Gjilani merr pjesë në garat evropiane, me dy herët e kaluara që u eleminua në fazën e parë, një herë nga Apoel dhe një herë nga Liepaja.
Sfida e sotme luhet nga ora 20:00.