
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të ciklit të diskutimeve me kategoritë e ndryshme shoqërore, në Kuvendin e Kosovës ka takuar përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile.
Sipas tij, gjatë një diskutimi shumë transparent, u konstatua edhe njëherë që gjendja në vend që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më keqe sesa kjo tani
“Po kalojmë në një situatë të rrezikshme, kërkohen hapa të guximshëm dhe veprime konkrete. Sot, në kuadër të ciklit të diskutimeve me kategoritë e ndryshme shoqërore, në Kuvendin e Kosovës takuam përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile.Gjatë një diskutimi shumë transparent, konstatuam edhe njëherë që gjendja në vend që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më keqe se sa kjo tani. Kjo situatë e krijuar kërkon hapa të guximshëm dhe veprime konkrete, bashkërisht.”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka thënë se do të vazhdojë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që sipas tij, të dilet nga kjo bllokadë që po kalon vendi, për ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe izolimi.