
Skuadra e njohur kroate, Rijeka, të enjten e ardhshme do të luajë në Prishtinë.
Në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Rijeka takohet me Dukagjinin e Klinës.
Fillimisht është njoftuar që Dukagjini është mysafir në ndeshjen e parë, por klubi kroat ka njoftuar se me vendim të UEFA-s ndeshja e parë luhet në Prishtinë, më 27 korrik.
Ndërsa ndeshja e kthimit është më 3 gusht në Rijekë.
Në “Fadil Vokrri” të martën luan Ballkani e të enjten Dukagjini.
Një javë më pas si vendase luan Drita e Gjilanit. Pra stadiumi i vetëm “ndërkombëtar” në Kosovë do të vazhdojë të jetë shumë i ngarkuar.