Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeshori i dhunës në familje, shumë raste në Prishtinë

Gazeta10
22 July 2023 - 20:28

Raporti: Saranda Aliu

Në komunën e Prishtinës, gjatë muajit qershor janë regjistruar 39 raste të dhunës në familje. Për këtë, nga drejtoria për Mirëqenie Sociale kanë bërë thirrje për bashkëpunim ndërinstitucional që të formojnë politika për t’i parandaluar këto raste. Ndërkaq, nga komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se nga janari i këtij viti çdo viktime të dhunës në familje u ndahen nga 500 euro.

Vetëm në muajin qershor, janë raportuar 39 raste të dhunës në familje në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha për Mirëqenie Sociale në komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti.

Numri i këtyre rasteve, sipas Sahitit është rritur në krahasim me vitin e kaluar.

Nga kjo drejtori kanë thënë se komuna e Prishtinës ka krijuar strategji dhe ka dhënë mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje.

Ndërkaq, sipas Sahitit niveli lokal dhe ai qendror duhet ta rrisin bashkëpunimin për ta parandaluar këtë fenomen. 

Gjatë vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar mbi 2 mijë e 700 raste të dhunës në familje.

Shumica e viktimave, sipas policisë janë gra dhe vajza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.