
Një video në plazhin e Floridës ka pushutar rrjetet sociale, ku një peshkaqen është filmuar duke notuar pranë vijës bregdetare në Miami Beach.
Në video shihet një peshkaqen “dem”, i cili lëviz me shpejtësi në breg të detit, duke lënë të shtangur shumë pushues që ndodhen afër tij.
Disa njerëzit në video shihen të tronditur nga kjo ndodhi e papritur dhe disa prej tyre kanë pritur pa lëvizur që peshkaqeni të largohet.
Fatmirësisht peshkaqeni u largua pas “spektaklit” në breg të detit dhe asnjë prej pushuesve nuk mbeti i lënduar.