Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Vetëm kosa të vjen hakesh”, ngritet aktakuzë ndaj personit që e kërcënoi Avdullah Hotin

Gazeta10
24 Korrik 2023 - 16:01

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se të  hënën, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.S., për shkak se përmes Facebook-ut  ka kanosur deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hotin. 

“Sipas aktakuzës, më 15.12.2022 në Prishtinë, pasi i dëmtuari A.H., deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social “facebook” mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri i lartcekur, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “facebook”, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht me fjalët: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri kryen veprën penale të kanosjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.