Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri i bënë thirrje sërish PDK-së dhe LDK-së ta përkrahin mocionin

Gazeta10
25 July 2023 - 13:30

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që mocioni i tyre për mosbesim ndaj Qeverisë të përkrahet nga opozita.

Sipas tij, seancat e shtatorit duhet ta kenë synim rrëzimin e Qeverisë. Ai konfirmoi se rrëzimi i Qeverisë nuk do të bëhet me vota të Listës Serbe.

“Kjo periudhë nuk duhet përsëritur, kjo qeveri këtë vit po karakterizohet si qeverisja më e dobët. Si GP ne nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj. Kjo Qeveri nuk e meriton asnjë mbështetje, tek marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Ne si opozitë duhet ta shtyjmë mocionin përpara dhe ka një dakordim për këtë çështje dhe në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit”, tha Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.