Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputeti i AAK-së: Kurti na ka futur në konflikte me ndërkombëtarët

Gazeta10
25 July 2023 - 19:46

Deputeti i AKK-së, Shemsedin Dreshaj ka komentuar aksionin opozitar për largimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Ai theksoi se Kurti i ka futur në konflikt me ndërkombëtarët, të cilët tashmë po heshtin në lidhje me problemet në Kosovë.

Ai solli dhe disa fakte që sipas tij kanë ndikuar në marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët.

“Kurti bëri hapa të gabuar dhe pastaj tërhiqet çdo herë. Praktikisht ne kemi një menaxhim minor që menaxhohet nga forcat policore që ne nuk e duam fare. Të njëjtën gjë kemi parë dhe me segmentin ndërkombëtar siç janë SHBA dhe BE, me të cilët na ka sjellë në situata konfliktuale që nuk i kemi pasur asnjëherë. Kemi luftuar shumë në vitin 1990 që të krijojmë miq nga askushi dhe kemi arritur t’i krijojmë. Sotato miq që ne kemi çliruar vendin kur po na flasin nuk i dëgjojmë. Përshembull kërkesa që të mos hyjnë njësitë speciale në Veri, kërkesa që të mos instalohen me dhunë kryetarët në komunat veriore, sanksionet e BE që na u vunë, veprimet aktuale politike dhe ekonomike që është duke i ndërmarrë SHBA. Heshtja e SHBA në raport me problemet tona është e mjaftueshme”- tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.