
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti teksa shkroi rreth shënimit të Ditës Memoriale për policët e rënë në detyrë.
Gjoshi ka thënë se është hipokrizi që Kurti bëhet se e respekton Enver Zymberin, ndërkohë që ka mbrojtur deklaratën e shefës së grupit të VV-së Mimoza Kusari-Lilës për policin Zymberi.
Postimi i plotë i tij:
Sot do ta shohim hipokrizinë e radhës të këtij pushteti, ku Albin Kurti po bëhet sikur e respekton Heroin Enver Zymberi.
Albin Kurti e ka arsyetuar dhe mbrojtur të gjithë bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe.
Kryeministri Kurti e ka mbrojtur edhe këtë bisedë, ku e dërguara e tij flet me mosrespekt për Heroin Enver Zymberi.
Natyrisht se e mbron, sepse Albin Kurti po koordinohet me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit.
Për Qeverinë Zdravo, në krye të së cilës qëndron kryebashkëpunëtori i Radojçiqit, Heroi Enver Zymberi është “ai polici që e kanë vra”.