
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të papranueshme presionet dhe kërcënimet që janë duke u bërë ndaj pjesëtarëve të rinj të komuniteteve në Policinë e Kosovës.
Kreu i AAK-së ka thënë se çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen, shkruan Gazeta10.
“Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetar. Qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës!”, ka thënë Haradinaj.