Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ironizon Sejdiu: E vetmja rrugë që mediat e pavarura me i mbrojtë duke i mbyll ato se mos po gabojnë

Gazeta10
28 July 2023 - 21:39

Në emisionin veror “Vera10”, I ftuar ishte analisti Dardan Sejdiu, i cili bashkë me vajzën e tij Rea dolën për here të parë në një emision të tillë bashkërisht.

Sejdiu foli edhe për vendimin e fundit të qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës, duke u shprehur në mënyrë ironike. Ai tha që është vendimi më i mirë që ka mujtë me marrë një qeveri në një vend demokratik.

“Kjo është e vetmja rrugë që fjalën e lirë dhe mediat e pavarura me i mbrojtë duke i mbyll ato se mos po gabojnë”, tha Sejdiu.

Nga ana tjetër Rea Sejdiu shprehu talentin e saj në këndim duke interpretuar një këngë të bukur për shikuesit e televizionit Kanal10 dhe emisionit “Vera10”.

Dardan Sejdiu tutje foli për punën që bënë dhe jetën e tij larg politikës. Ai tregoj që krahas menaxhimit të një ndermarrje, angazhohet edhe në agjenden e gjelbër në kuadër të OJQ-së Ballkan Green Foundation. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.