
Një kundërshtim mendimesh politike ka ndodhur në ‘’Vera10’’ mes komentatorit politik, Milaim Zekës dhe gruas së tij, Edlira Qefalijës.
Përderisa, Zeka fliste kundër kryeministrit të vendit, gruaja e tij tha se kanë mendime të ndryshme politike, duke treguar se në disa aspekte e përkrah Kurtin, me theks të veçantë thirrjet për mbështetje ndaj produkteve vendore.
Të pyetur për vendimin ndaj Klan Kosovës, Zeka me thumb tha ‘’ Klani, le ta merrë vesh, që kur t’ia ngul kojshisë, ta ngul edhe ty’’, duke përmendur rastin e largimit nga puna në RTK të tij dhe gruas së tij dhe mos reagimin nga ky medium.
‘’Nuk është njeri normal ai që s’është kundër këtij vendimi ose ndaj çdo Qeverie që i sulmon mediat.’’, ka thënë ai, por ka kritikuar Klan Kosovën për mos reagim kur Zeka u përjashtua nga puna në RTK.
Për më shumë shihni videon e më poshtme./Gazeta10