
I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e bënë të dobët fakti që i ka shkuar në takim Kryeministrit Albin Kurti.
Abdixhiku më tej ka thënë se LDK-ja nuk është si LVV-ja, transmeton Gazeta10.
“Unë s’bëhem si ai, LDK s’bëhet si Vetëvendosja. Unë s’bëhem më i dobët pse ulem në tavolinë me kundërshtarin tim politik. Pse të mos ulem dhe t’i them e ke gabim”, ka thënë ai në emisionin Pressing./Gazeta10