Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Janë në gjendje të shkelin edhe nëpër kufoma” – Jep dorëheqje aktivisti i VV-së në Zvicër

Gazeta10
01 Gusht 2023 - 17:07

Nderim Ibrahimi, ish-kryetari i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, ka dhënë dorëheqje edhe si aktivist i kësaj partie.

Ai nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka akuzuar strukturat e kësaj partie për injorim të ”aktivistëve të dalluar”.

“Nga sot e tutje largohem edhe si aktivist i Lëvizjes dhe mbetem vetëm simpatizant i saj, pasi që nuk dua të jem në mesin e disa profiterëve të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se të njëjtit janë në gjendje të shkelin edhe nëpër kufoma, vetëm e vetëm për t’i arritur qëllimet e veta dhe për t’i plotësuar egot e tyre të sëmura”, ka shkruar Ibrahimi.

Tutje, ai ka thënë se mbetët simpatizant i VV-së, por që dorëheqja e tij lidhet me persona specifik që i ka quajtur ”profiterë”./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.