Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasje mes Krasniqit e Kushajt: Njerëzit që ti i përfaqëson i rrehin nxënësit 

Gazeta10
01 September 2022 - 23:02

Aktivisti Denis Krasniqi dhe Reshit Kushaj nga SBAShK-u janë përplasur sonte për mësimdhënësit. 

Kushaj ka thënë se punën më efektive e bëjnë mësimdhënësit, dhe po tentojnë t’ua humbin dinjitetin atyre, teksa për këtë deklaratë nuk është pajtuar aktivisti Krasniqi, raporton Gazeta10. 

Krasniqi ka thënë se i mbështetë organizimet sindikale, por jo grevën në këtë mënyrë. 

I përulem kontributit që kanë dhënë mësuesit në vitet e 90’ta…Z.Kushaj i ofendoi nxënësit, tha se i ka përballë 30 nxënës të paedukuar…Dinjitetin e mësimdhënësit nuk e ka prishë as nxënësi, e as prindi e as institucionet. E kanë prishë vetë profesorët, sjelljet e tyre në orë mësimore… Ti ki qef ashtu me u kthy, ti ki qef që mësimdhënësi me rreh nxënësin, njerëzit që ti i përfaqëson i rrehin nxënësat”, ka thënë Krasniqi në Politiko./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.