Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilltarja e Albin Kurtit u ndalua mbi një orë nga policia serbe në kufi

Gazeta10
07 August 2023 - 12:50

Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot është ndaluar nga polica serbe për mbi një orë, në vendkalimin kufitar Muqibabë.

Ajo tutje ka thënë se ka qenë urdhër nga policët kufitarë serbë që ajo të jetë ndaluar dhe te këtë pritur aq gjatë.

Sinani, po ashtu shtoi se kjo është kostoja e te qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Kosovës.

“Sot, rreth orës 10:00 në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë, jam ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë. Arsyetimi i vetëm që mu dha nga policët kufitarë të Serbisë “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”. Asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin. Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jet mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ky rast, sigurisht do të jetë vetëm shtytje edhe më e madhe për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetërorë serb ndaj shqiptarëve. E ndalimi nga policia në kufi, është vetëm njëra ndër to, e që është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politik të udhëheqësve aktual të Serbisë”, shkroi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.