Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksion policor në një banesë në Mitrovicë të veriut

Gazeta10
07 August 2023 - 14:31

Policia e Kosovës po kryen një operacion në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, në bazë të informacioneve se aty ka laborator droge.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani, i cili tha se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe armë.

Ai ka thënë se i dyshuari serb nuk ka qenë në shtëpi gjatë kontrollit të policisë, në të cilën janë konfiskuar pajisje për laborator [droge], për kriptovaluta, shok-bomba, armë, municione.

“Pas informacioneve të pranuara nga sektori për luftimin e narkotikëve Mitrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorin Rajonale Veri ka kry një kontroll në një banesë në rrugën e kolashinit saktësisht në katin 11 tek tre rrokaqiejt. Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjet dhe konfisku 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilator, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë , 8 shok bomba të modifikuara. I dyshimti nuk ka qenë aty”, ka thënë Elshani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.