
Një vrasje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Klinë ku raportohet se i dyshuari Tush Frroku, e vrau mikun e tij Anton Prelën (vëllain e gruas).
Ngjarja ndodhi brenda një lokali në qendër të këtij qyteti, derisa qytetarët u shprehen të tronditur.
I dyshuari gjendet ende në arrati dhe është në kërkim policor.
Për këtë rast kanë folur familjarët e tyre ku kanë treguar se që të dy personat kanë pasur mosmarrëveshje më herët.
“Kanë pasur mosmarrëveshje më herët, por jo deri në këtë shkallë”, tha një familjar i viktimës prapa kamerës.
“Ka qenë njeri human dhe nuk e prisnim që dikush ta vriste. Ai i ka lënë pas vete dy fëmijë”, theksoi ai për Klan Kosova.
Derisa rreth të dyshuarit u tha se ishte në kërkim nga policia edhe jashtë vendit.