
Modelja holliwudiane Kim Kardashian, e cila njihet si njëra ndër femrat më të bukura dhe me linja trupore të veçanta.
Ajo së fundmi ka treguar se ka pasur një problem shëndetësor ku zbuloi përmes një postimi në rrjetin social Instastory, por ajo megjithatë zyrtarisht është shëndosh e mirë .
“Theva shpatullën time dhe krisa një tendin, kështu që nuk shkova në palestër për disa javë, por jam kthyer!”, ka treguar Kardashian.
Bukuroshja nuk u shfaq në videon që ajo postoi në Instagram, por ajo e shfaqi trajneren e saj të fitnesit, Melissa Alcantara, e cila quhet Fitgurlmel.
Ndërsa fokusoi kamerën te shoqja e saj, Kim vuri në dukje se Alcantara dikur i kishte ndodhur e njëjta gjë me shpatullën e saj dhe se ato po përgatiteshin të fillonin programin e saj të rehabilitimit.