
Pas fitores së sotme ndaj Shorta, Al-Nassr ka siguruar finalen e Kupës Arabe për herë të parë në histori të klubit.
E për këtë arritje, kontribut të madh pati ylli i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo.
Portugezi 38-vjeçar deri më tani në këtë kompeticion ka arritur të shënojë 4 gola në 5 paraqitje.
Gjatë këtij rrugëtimi në fazën eleminuese, ekipi i Ronaldos ia doli të triumfojë ndaj Raja Casablanca në çerekfinale dhe në gjysmëfinale fitoi ndaj Shorta.
Në finale, Al-Nassr do të luajë ndaj fituesit të përballjes Al-Hilal – Al-Shabab.