Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Kurti sot për vizitë në Shkup e Tetovë

Gazeta10
11 August 2023 - 10:33

Kryeministri Albin Kurti do të qëndrojë sot për vizitë në Shkup dhe Tetovë, ku do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komunave të Çairit dhe Tetovës.

Fillimisht kryeministri i Kosovës do të bëjë përurimin e rrugës me emrin Adem Demaçi në Shkup, në orën 14:30, derisa më pas do të vijojë rrugëtimin në Tetovë, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Bilall Kasami.

E menjëherë pas këtij takimi ata së bashku do të shkojnë në fshatin Vicë, ku do të promovohet ideja e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.