
Zjarr i madh ka kapluar ishullin Hawaii gjatë ditës së martë, raporton Gazeta10.
Numër i madh i njerëzve kanë vdekur dhe shumë të tjerë vlerësohen ende të zhdukur.
Turistët ishin ata që u detyruan të hidheshin në det dhe të qëndronin në ujë me orë të tëra, pasi flakët që lëviznin me shpejtësi janë përhapur gjerësisht.
Asnjë nga tri zjarret kryesore të mëdha nuk është shuar ende, megjithëse zjarri në Lahaina është 80% i kontrolluar.
Më shumë se 14,000 turistë janë evakuuar dhe 11,000 njerëz janë ende pa energji elektrike në këtë ishull.