Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayerni zyrtarizon Kanen

Gazeta10
12 August 2023 - 10:57

Bayerni ka transferuar Harry Kanen nga Tottenham Hotspur. Zyrtarizimi i transferimit që është përfolur gjatë u bë të shtunën nga kampioni gjerman.

Sulmuesi 30-vjeçar ka firmosur kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027 dhe do ta mbajë fanellën me numrin 9.

“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Bayernit. Bayerni është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe unë gjithnjë kam thënë se dua të garoj dhe të dëshmohem më nivelin më të lartë gjatë karrierës sime. Ky klub definohet nga mentaliteti fitues. Ndihem mirë që jam këtu”, ka thënë Kane.

Kapiteni i Anglisë luajti për Tottenhamin prej vitit 2004. Ka pasur periudha huazimi në fillim të karrierës si senior, por asnjëherë nuk ishte larguar nga Tottenhami.

Vlerësohet prej sulmuesve më të mirë në botë. Për Anglinë i ka shënuar 58 gola në 84 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.