Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hovenier: SHBA nuk e mbështet “Shqipërinë e Madhe”, e as “Serbinë e Madhe”

Gazeta10
16 August 2023 - 12:32

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.

Këtë qëndrim në emër të Uashingtonit, e bëri të ditur të mërkurën në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë.

Sipas tij, SHBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.

Ky reagim i diplomatit vjen pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit Kosovar, Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut, e cila nxiti reagime të bartësve të institucioneve për shkak të disa simboleve që promovonin shtetin etnik të shqiptarëve.

Takimi i Hovenierit me gazetarët ka përfunduar pak çaste më parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.