Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasadorja e SHBA-së: Për aspiratat euroatlantike, Mali i Zi duhet të mbështesë edhe sovranitetin e Kosovës

Gazeta10
17 August 2023 - 9:06

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike ka folur për hapat që qeveria malazeze duhet t’i ndjekë për aspiratat e saj euroatlantike.

Po ashtu, ajo përmendi përkrahjen e sovranitetit të vendeve fqinje, me theks të veçantë Kosovën.

Sipas saj, Malit të Zi i nevojitet qeveri që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen aktive në NATO, të mbrojë të drejtat e minoriteteve dhe të përkrahë sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.