Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Debati për mbulesën në Suharekë, avokati i arsimtares thotë se largimi i saj nga puna është antiligjor

Gazeta10
02 September 2022 - 15:21

Avokati i arsimtares, Remzie Lezi, Muhamet Mujaj, ka thënë se Lezi është larguar nga një shkollë në Suharekë ka thënë se largimi i saj është antiligjor, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ajo është larguar me dhunë nga stafi dhe nuk është lejuar të kthehet më në punë

“Javën e kaluar, mësuesja është paraqitur për herë të parë me mbulesë në vendin e punës. Nga aty, është larguar me dhunë nga stafi, dhe për pesë ditë, nuk është lejuar të kthehet në punë”, ka thënë avokati.

Tutje, Mujaj ka thënë se për këtë rast janë angazhuar përmes shkresave zyrtare.

“Këtë e ka bërë drejtori, pa asnjë vendim ose shkresë zyrtare.  Te martën kemi pranuar shkresë zyrtare, që më së paku është zyrtare, që tregon qartë se as nuk ka arsyetim e as vule zyrtare për kinse largim.

Kemi bërë kerkesë drejtorisë së arsimit në Suharekë, se kjo është e jashtëligjshme. Shkresa është dorëzuar të mërkurën”, ka thënë ai më tej.

Ai ka thënë se do të presin nga organet e rendit që të veprojnë meqë arsimtarja në fjalë nuk ka pasur asnjëherë asnjë vëretje.

“Qëndrimi i Drejtorit të arsimit nuk është që na ka pëlqyer as ne. Kemi biseduar edhe me kryetarin, ndonëse më vjen keq se është në moshë të shtyer, por deklarata e tij e djeshme, është krejt diçka tjetër me atë që na ka thënë.

Do të kërkojmë edhe nga Prokuroria, jo vec nga Gjykata, të veprojnë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mësuesja punon qe 31 vite në atë insitutcion, dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë vërejtje”, ka thënë avokati Muhamet Mujaj”, ka shtuar më tej. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.