Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Këngëtari i njohur kosovar largohet nga muzika

Gazeta10
20 August 2023 - 22:29

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka befasuar ndjekësit me një njoftim të papritur.

Jo shumë kohë nga publikimi i projektit të fundit, përmes një adresimi të gjatë, ai ka bërë të ditur se do të largohet nga muzika.

Këtë vendim, aspak të lehtë, ai e ka lidhur me veten.

“Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi fjalët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm”, shprehet ai mes tjerash.

Albani ka vendosur që këngët e tij të mos i fshijë, duke i lënë të qasshme për fansat e muzikës së tij teksa nuk ka precizuar nëse bëhet fjalë për një lamtumirë përfundimtare apo për një mirupafshim deri në takimin e radhës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.